Harta Moti Imazhe satelitare
Stacione Webcams
Më të larta Më të ulta
 
Durrës 14 Peshkopi 4
 
Fier 14 Kurbnesh 4
 
Patos Fshat 14 Bulqizë 4
 
Roskovec 14 Fushë-Arrëz 5
 
Vlorë 14 Ersekë 5

Moti dhe klima

17-07-2013

Moti - paraqet gjendjen fizike të atmosferës në një territor të caktuar, në kohën e dhënë e karakterizuar nga një kombinacion i caktuar i elementeve meteorologjike.
Elementet e motit janë: temperature e ajrit, shtypja atmosferike, era- shpejtësia dhe deretimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj.

 


Klima eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar.

Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend.
Element klimatike merren për bazë gjat përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.
Si faktorë kryesorë të klimës merren : gjersia gjeografike( si faktor astronomik), ndërsa faktorët fiziko-gjeografik janë: relievi, lartësia mbidetare, pozita ndaj deteve e oqeaneve dhe rrymat ajrore e ujore, bimësia , dhe vet njeriu.
Me studimin e klimës merret klimatologjia. Dijetarët grekë ndryshimet klimatke i kan bazuar në faktorët astronomik, gjegjësisht sipas këndit të pjerrtësisë së rrezeve të Diellit që bien në rrafshin horizontal në mesditë dhe zgjatjes së ditës. Në bazë të kritereve astronomic të kushtëzuar nga lëvizjet e Diellit mbi horizont gjat vitit, duke filluar nga ekutori në drejti të poleve dallohen këta breza klimatikë: brezi tropik, brezi i gjerësive të mesme (verior dhe jugor) dhe brezi polar (verior dhe jugor). Brezi i vapës është i përkufizuar në dy anët e ekuatorit me izotermen vjetore prej 20 °C, kurse brezi i mesëm ( verior dhe jugor) shtrihen në mes të izotermave vjetore 2 °C dhe izotermave të muajit më të nxehtë prej 10 °C. Brezi i ftohtë polarë janë të përkufizuar me izotermat e muajve më të nxehtë prej 10 °C.

 


Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën. Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.
Klimatologjia ndahet në:
1.    Klimatologjinë e përgjithshme (fizike) dhe
2.    Klimatografi.
Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.
Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.

wikipedia.org

më shumë »